Prokuroria mbyll hetimet për Kryeministrin, Basha: Rama dhe kriminelët mbi ligjin

0
187

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar me një postim në rrjetin e tij Facebook, pas lajmit se Prokuroria nuk ka nisur procedim penal për kryeministrin Edi Rama, në lidhje me kallëzimin e bërë nga opozita.

Basha shkruan se Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Ramën edhe pse ka mashtruar publikisht se kihte bërë ekspertizë private të audiopërgjimit.

Lulzim Basha e mbyll shkrimin duke thënë se “kësaj “drejtësie” do t’i vijë fundi shumë shpejt.”

Postimi i plotë:

Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audiopërgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin. Gjithashtu, sot, prokuroria ka refuzuar të marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën. Po sot, prokuroria ka lëshuar përmes mediave të pushtetit lajmin se Saimir Tahiri e ka të ligjshëm gjithë lluksin në të cilin jeton.

Është e njëjta prokurori që burgosi kuksianët, që burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe kundërshtarët politikë.

Në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin. Kësaj “drejtësie” do ti vijë fundi shumë shpejt!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here