Maradona tërhiqet nga debati me Messin: Fjalët janë…

0
151

Debati mes Diego Maradonës dhe Lionel Messi-t duket se ka përfunduar, kjo pasi avokati i legjendës argjentinase,  Matias Morla ka treguar se klienti i tij do të kontaktojë Lionel Messin për të sqaruar komentet e tij të diskutueshme, pasi thotë se fjalët janë keqinterpretuar.

“Maradona do të thërrasë Messin për të shpjeguar se çfarë ka dashur të thotë. Ai gjithmonë ka mbështetur skuadrën kombëtare. Messi nuk duhet të fajësohet për dështimin e tanishëm, por fjalët e Maradonës u keqinterpretuan.”-tha Morla

Mbetet për t’u parë nëse Messi do të pranojë thirrjen e Maradonës dhe nëse ata do të shuajnë mosmarrëveshjet mes tyre.

Maradona ka kritikuar Messin duke vënë në dyshim aftësitë e tij brenda skuadrës, duke thënë se shkon në tualet 20 herë para ndeshjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here