Manjani: Kjo qeveri është krimi, opozita gaboi që…

0
303

Opozita bën gabim që shkon në Bruksel si “opozitë” e Taulantit!” – kështu gjykon Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë lidhur me zhvillimet e fundit në Komisionin e Përbashkët të Stabilizim Asocimit në Bruksel dhe natyrisht, ka një ide të tijën se çfarë do të duhej të bënte opozita me një kryetar delegacioni si deputeti Taulant Balla, të dyshuar si bashkëpunëtor me krimin dhe pengues i drejtësisë.

Manjani shkruan: “Për aq kohë sa (me të drejtë) nuk kuvendon me Taulantët këtu në Shqipëri, nuk mund të shkojë të ankohet në Buksel. Ska llogjikë! Ç’mesazh po japim?! Në Shqipëri nuk bashkëpunojmë me krimin, por në Bruksel takohemi me të, qoftë dhe për t’u ankuar?! Gabim dhe i rëndë madje!

Le të shkojë vetë Taulanti atje! Vendet bosh të opozitës flasin më shumë sesa ankesat! Ndarja e mendjes është ajo që pret shumica dërrmuese që nuk është me qeverinë e Taulantit! O Kjo qeveri është krimi dhe nuk takohemi me të, ose takohemi pavarësisht akuzave dhe kauza e krimit nuk ekziston…! Ndajeni mendjen!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here