Macovei si sorosiane e thekur nuk doli jashtë parashikimit!

0

Monica Macovei, deputetja e Parlamentit Evropian, e cilaq drejton komisonin e përbashkët shqiptar në PE bashkë me deputetin socialist Taulan Balla, foli me një gjuhë aspak diplomatike ditën e djeshme në kundër replikë me  qëndrimin e shprehur të opozitës. Pasi këta të fundit vendosën të largoheshin nga tryeza përderisa ai drejtohej sipas opozitës nga një personazh që ka të faktuar  miqësinë e bashkëpunimin me kriminelë (T.Balla), reaguan disa eurodeputetë.

Loading...

Por askush nuk pati reagimin thuajse tipik të rilindjes sic e pati Macovei. Kështu reagoi Kntu fleckestein i cili tha se eurodeputetë nuk ishin gjykatës dhe se për këtë ccështje duhshin prova konkrete, reagoi po ashtu europarlamentari Kukan i cili shprehu kritika mbi qëndrimin e opozitës, por Macovei në krah të Ballës, ishte super avokatja e tij.  Kjo e fundit deklaroi se:  “Kur bëjnë gabime kur bojkotojnë parlamentin, këto janë kundër vlerave europiane. Ata erdhën në këtë takim me paratë e shqiptarëve për të ngrenë një drekë dhe më pas ikën dhe ne këtu flasim për të ardhmen e shqiptarëve.”

 

Kujtojmë se kohë më parë deputetja e Parlamentit Europian Monica Macovei është faktuar si bashkëpunëtore e Georg Soros, filantropit që ka financuar një pjesë të shoqërisë fake civile në Shqipëri si edhe PS-në. Madje ajo ka edhe një foto së bashku me miliarderin 87-vjeçar. Si drejtuese e komisionit të përbashkët PE-Shqipëri, Macovei nuk ka folur asnjëherë për  situatën  e kultivimit të drogës në Shqipëri kur në të gjitha mediat europian e madje europarlamentarë e krerë shtetesh i bënë jehonë. Gjithashtu Monika Makovei së bashku me Ëeber, Alina Mungiu, Cristian Parvulesc, Mihai Razvan Ungureanu, Adrian Cioroianu janë pjesë udhëheqëse e Rrjetit të Hapur Soros në Rumani.

Loading...

Lini nje pergjigje