Luka Modric: Kurrë nuk do të luaj me Messin, jam kundërshtar i tij

0
153

Publikohet intervista e plotë e Luka Modric, për “France Futball”, i ciili ka folur në lidhje me ëndrrën e tij që nga fëmijëria. Kroati ka folur dhe mbi largimin e papritur të Zidane dhe Cristiano Ronaldo nga Real Madridi.

Lufta Ballkanike: “Një nga mënyrat më të mira për t’i shpëtuar luftës, për t’u larguar nga të gjitha këto, ishte të luajturit futboll. Kam gjetur miqtë e mi duke luajtur top. Pak nga pak, po mësoja në mënyrë më të strukturuar në qendrën e trajnimit të Zadarit. Doja të bëhesha një futbollist profesionist që nga lindja ime, ose pothuajse. Futbolli gjithmonë ka qenë i gjithëpranishëm te mua. Futbolli është me të vërtetë dashuria ime e parë. Si fëmijë kam ëndërruar për sukses, por dëshira ime e parë e vërtetë ishte të luaja një ditë për ekipin kombëtar kroat”.

Pse Kroacia më shumë se një klub i veçantë: “Sepse vendi im sapo kishte arritur pavarësinë e tij dhe kombëtarja kishte një kuptim shumë të fortë. Pak më vonë, Kupa e Botës 1998 u mbajt në Francë. Unë kam qenë atëherë 12 vjeç dhe idhujt e mi të ekipit kombëtar arritën në gjysmëfinale. Doja të dukesha si ata”.

A kanë ndryshuar marrëdhëniet me futbollin, që kur u bë profesionist: “Jo, jo me të vërtetë. Ose shumë pak. Unë kam të njëjtën kënaqësi, si kur fillova të luaj futboll. Vizioni i futbollit që kisha si fëmijë ishte ai që kam edhe sot”.

Ndeshjet e fundit në kujtesën e tij: “Do të përmend tri momente: së pari, kundër Juventusit (4-1), një vit e gjysmë më parë, në finalen e Ligës së Kampionëve. Gjithashtu, mbaj mend një ndeshje në vitin e kaluar kundër Barçës, 3-1 në Superkupë. Dhe ndeshja e Kupës së Botës kundër Argjentinës, 3-0. Këto janë ndeshjet që më kanë sjellë një kënaqësi të veçantë. Isha vetë në fushë!”

A është rastësi që këto tri ndeshje ishin kundër rivalëve të mëdhenj: “Jo, sigurisht. Sa më shumë vendimtare të jetë ndeshja, aq më i madh rreziku, aq më shumë kënaqësi më jep”.

Me cilët lojtarë do të donte të luante: “Së pari, me Bobanin, idhullin tim të ekipit kombëtar. Më pas, me Zidane, të cilin isha me fat që e pata trajner dhe me të cilin kemi jetuar momentet më të bukura në historinë e Real Madridit, duke pasur parasysh tre Champions-it e fundit. Ndonjëherë, Zidane luante me ne dhe ishte mbresëlënëse për ta parë elegancën e tij. Unë do të kisha dashur të bëhesha bashkëlojtar i tij. Dhe i treti është Ronaldo Nazario”.

Dhe Messi: “(qesh) Unë luaj kundër tij, jo me të. Natyrisht, Messi është një nga lojtarët më të mirë në histori, por kurrë nuk do të luaj me të”.

Cila është marrëdhënia e tanishme me Cristiano Ronaldon: “Ekselente. Kaluam gjashtë vite të mrekullueshme në Madrid, kohë në të cilën kemi zhvilluar miqësi dhe respekt të ndërsjellë. Tani ai është larguar te Juventusi, por mbajmë kontakte përmes mesazheve. Edhe pse disa njerëz po përpiqen të thonë se nuk është kështu, mund të them se ne ende po mbajmë raporte të mira”.

Përveç jush, cilët janë pesë lojtarë, do ta meritonin “Topin e Artë”: “Për mua janë Varane, Griezmann, Mbappé, Cristiano dhe Messi”.

Pse tre francezë: “Që 2018-ta është një vit i Kupës së Botës, ne duhet ta marrim parasysh, sigurisht. Varane kishte një sezon fantastik me Real Madridin, duke fituar Champions-in e tretë dhe duke treguar një nivel mbresëlënës të lojës. Gjatë Kupës së Botës ishte mbrojtësi më i mirë, edhe me kroatët, natyrisht (qesh). Mbappé është një talent i jashtëzakonshëm, një premtim i mrekullueshëm për të ardhmen e futbollit, por edhe tani ka një nivel të madh. Më kujtohet se partneri im në kombëtare, Subasic, më tha një herë: Ka një lojtar të ri Monaco, i cili do të jetë një nga më të mirët në botë. Ai ishte duke folur për Mbappé, kur nuk ishte i njohur. Unë jam i sigurtë se do të përparojë. Dhe natyrisht do të flisja për Griezmann. Nga tre francezët, edhe ai ka fituar shumë në këtë vit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here