Në familjen e Rita Orës ka filluar festa e hershme për ditëlindjen e Elenës.
Rita Ora ka sjellë pamje në rrjete sociale nga befasia që i bëri motrës së saj, Elenës, .
“Le të fillojë festa e ditëlindjes”, ka shkruar Rita mbi fotografinë që ndau me ndjekësit, ku shihet Elena me buzëqeshje në fytyrë.
Motra e këngëtares mbush plot 30 vjetë jetë, ndërsa aktualisht merret me menaxhimin e Ritës.
Kujtojmë që Rita Ora së fundi po shijon suksesin e këngës “Let You Love Me”, e cila për tri javë radhazi qëndron në maje të top-listave në Britani.