Këngëtarja Genta Ismaili ndan shpesh me fansat e saj video dhe foto të sajat, por gjithmonë mban larg syrit të njërëzve jetën e saj private.
Në një intervistë për “Prive’ këngëtarja ka rrëfyer shumë të fshehta nga jeta e saj dhe ndër to ka folur dhe për njeriun që ja ka rrëmbyer zëmrën.
E pyetur se cila është ngjarja më e pabesueshme që i ka ndodhur këtë vit, ajo ka thënë se është takimi me një njëri që është shumë i dashur për të.
Madje Genta tregon se ky person, identitetin e të cilët nuk preferon ta tregoj, i ka falur ndjenja të paharrueshme kur festonte ditëlindjen.
’Shumë ditëlindje të bukur kam pasur.Dhurata më e mirë që kam marrë është kur kam taku një njeri shumë të dashurin tim.Në momentin që më ka përqafuar më ka bërë të ndjihem shumë mirë’ ka rrëfyer Genta.