Gareth Bale kthehet në Madrid, jep lajmin e mirë për tifozët Madrilen

0
138

Sulmuesi i Real Madrid, Gareth Bale duket se është gati për ndeshjen e së shtunës kundër Levantes që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” në orën 13:00, sfidë e vlefshme për javën e 9-të në kampionatin spanjoll.

Uellsiani mësohet se është kthyer në Madrid këtë të martë, teksa ka pranuar se është gati për të qenë në dispozicion të trajnerit Julen Lopetegui.

Ylli i “Los Blancos” po punon për t’u rikuperuar plotësisht, pasi në miqësoren kundër Spanjës, trajneri Giggs nuk pranoi ta aktivizonte në lojë nga frika që mos do të dëmtohet më shumë, kështu që ai nuk luajti asnjë minutë për kombëtaren.

Megjithatë, por uellsiani me anë të një cicërimë në “Twitter” ka qetësuar të gjithë tifozët dhe do të jetë gati për të dhënë maksimumin dhe për të nxjerrë nga kriza klubin spanjoll, pasi prej katër ndeshjesh radhazi kanë harruar të shënojnë gola.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here