Eksperti Zhapaj: Qeveria falimenton universitet publikë, të rinjtë braktisën studimet

0
275

Eksperti i arsimit, Dr.Albano Zhapaj flet për “Standard” mbi nisjen e vitit të ri akademik, problematikat e tij si edhe fenomenin e braktisjes së studimeve nga të rinjtë. Ai thekson se: “Skema ogurzezë e pranimeve në universitet ka vijuar të jetë më e keqe se ajo e vitit të kaluar, aspak transparente dhe shumë e paqartë për maturantët”.

 Qëndrimi i plotë

Auditorët e universiteteve publike këtë vit akademik do të jenë më të zbrazur se kurrë ne këtë dekadën e fundit. Formular i aplikimi për në universitet, që menaxhohet direkt nga pushteti, edhe këtë vit përveçse ka vazhduar të furnizojë me studentë të rinj universitetet private, një proces ky sa i jashtëligjshëm aq edhe alogjik, ka aplikuar në sistem një kriter të ri, atë të pragut minimal të notës shtatë për maturantët që vendosnin si preference degët e mësuesise.

Mbi dyzet degë “bachelor” të mbyllura në universitet dhe shtatë mijë vende bosh, të paplotësuara, janë tregues i qartë se sistemi i centralizuar dhe menaxhuar nga Ministria e Arsimit i pranimeve ka falimentuar, kjo pasi menaxhimi i arsimit, sot e pesë vjet, po kryhet nga njerëz mediokër, gjysmë të shkolluar, arrogantë, të cilët jo në pak raste  kanë rezultuar të korruptuar, arrogantër e gjobëvënës të arsimit dhe mësuesve të pambrojtur.

Skema ogurzezë e pranimeve në universitet ka vijuar të jetë më e keqe se ajo e vitit të kaluar, aspak transparente dhe shumë e paqartë për maturantët, ka rezultuar përsëri me arsyen e vetme të përfitimit korruptiv nëpërmjet  furnizimit me studentë të universiteteve private, duke goditur kështu universitetet publikë e duke i çuar ata drejt falimentimit. Nuk ka as më të voglin dyshim se menaxherët e sotëm të arsimit janë pa vizion dhe arsimin e përdorin për një qëllim të vetëm, atë të përfitimeve të jashtëligjshme dhe korruptive.

Arsimi i Lartë është shërbim dhe e mirë publike dhe pranimi i kandidatëve në Institucionet e Arsimit të Lartë, përmes procesit të Maturës Shtetërore, duhet doemos të bazohet në parimin e krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë të rinjtë, ku në themel të tij të qëndrojë konkurrenca e ndershme, e realizuar përmes garantimit të parimit meritës dhe të preferencës natyrisht.

Procesi i pranive të reja në Universitete duhet urgjentisht t`i hiqet nga administrimi Ministrisë së Arsimit, a cila maksimumi duhet të luajë vetëm rolin e koordinatorit, dhe të kalojë pranimet në përgjegjësinë menaxheriale të vetë universiteteve, ashtu siç edhe vetë Ligji i Arsimit të Lartë e përcakton. Universitet Publike duhet urgjentisht të marrin përgjegjësitë dhe autonominë që po ky ligj i detyron dhe garanton, përndryshe janë bashkëfajtor të këtij falimenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here