Standard.al

E padëgjuar/ Rama pohon se ka parë kamerat në Komisariatin e Fushë Krujës!

0

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, Kryeministri Edi Rama ka thënë se ai i ka parë kamerat në Komisariatin e Fushë Krujës dhe aty nuk figurojnë deputetët Taulant Balla dhe Rrahman Rraja.

“Unë kam parë kamerat. Ai ka kujtuar se kamerat nuk punojnë. Për fat të keq server ka ruajtur të gjithë imazhet.”

Por, me çfarë tagri i ka parë Edi Rama këto filmimet, të cilat duhet të ishin të administruara nga prokuroria? Si mundet që kryeministri të ketë akses mbi materiale që duhet të shërbejnë si provë? Nëse ky material ka mbërritur tek kryeministri, si mund të jemi të sigurtë se materiali gjatë kësaj kohe nuk është manipuluar?

 

Deklarata e Ramës, se ai i ka parë filmimet e Komisariatit të Fushë Krujës, ngjan si dy pika ujë, me deklaratën e tij të mëparshme se e ka marrë përgjigjen e ekspertizës, që shfajëson vëllanë e ministrit të brendshëm. Edhe në këtë rast, Rama deklaroi dy ditë pas publikimit të audio përgjimit, se e ka marrë përgjigjen e ekspertizës nga një laborator ndërkombëtar , edhe pse vetë prokuroria nuk ka marrë një përgjigje të qartë, pasi laboratori i kontaktuar nuk ka mundur të analizojë zërat, për shkak të cilësisë së dobët/tpz

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.