“Bij k****”Murinho në gjyq për fjalor fyes

0
132

Jose Mourinho është akuzuar nga Federata e Futbollit të Anglisë për përdorimin e gjuhës abuzive në momentin që ka qenë duke ecur drejt tunelit të “Old Trafford” pas fitores me përmbysje kundër Newcastle më datë 6 tetor.

Federata Angleze ka publikuar ditën e sotme një deklaratë, teksa ka detajuar vendimin e saj dhe portugezi ka kohë që të reagojë deri në ditën e premte në orën 18:00 pasdite: “Pretendohet se gjuha e tij në fund të ndeshjes, siç është kapur nga pamjet e transmetuara, ishte abuzive ose fyese ose e pahijshme”.

Në atë ndeshje, Manchester United përmbysi nga 2-0 në 3-2 Newcastle dhe “Telegraph” shpjegoi se Mourinho ka mërmëritur “fodas filhos de puta” në portugalisht, që përkthehet në “ik pirdhuni, bij k******!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here