Standard.al

Vasili, të rinjve: Rebelohuni ndaj çdo padrejtësie, s’ju prek dot askush

0

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së duke folur ne takimin me te rinjte e LRI theksoi se : “fati i çdo të riu është një hall i ynë i përbashkët”

Dua t’ju jap të gjithëve ju këtu një këshillë. Në këto lloj takimesh si ky ku jemi sot, kur dëgjoni Monika Kryemadhin dhe Floidën, djem dhe vajza, rriteni! Vendi është në moment shumë të vështirë dhe vitet kalojnë shumë shpejt. Shkolla mbaron sa hap e mbyll sytë, ritesh, nëna dhe baba s’të ndihmojnë dot më se aq i kanë të ardhurat, do t’i dalësh zot vetes dhe shumë gjëra i mendon me kokën tënde: Kjo më duket më mirë, ajo më mirë, por nuk i realizon dot dhe shumë nga ju pastaj, por bashkë me ju edhe prindërit tuaj, bini në dëshpërim. Pse jemi ne sot të gjithë bashkë këtu? Ne jemi bashkë sepse këtu ka një forcë politike siç është LSI-a, që e ka kthyer fatin e të rinjve në mënyrën e jetës së saj politike. Të gjithë rinjtë siç jeni ju, dikush i mendon si fëmijët e vet, dikush si motra dhe vëllezër. Dikush tjetër mendon se do mbaroj shkolla dhe çfarë të ardhmeje do kemi. Por, këto nuk janë llafe. Ju e dini që vitet mbarojnë shumë shpejt.

Rinia, adoleshenca mbahen mend o për mirë, o për keq. Tani kur shkollën jua bëjnë të bezdisur, hiq celularin, hajde në fushata, nxirr nëpër sheshe, shko atje, kërcëno se po nuk votove për këtë, apo atë parti, do ta heq babanë nga puna, ç’do të thotë kjo? Do të thotë që adoleshenca juaj u kalua me disa halle, që nuk iu takonin juve. E dyta. Mbaron adoleshenca, je në qorrsokak. Ja nuk pati mundësi të ndjekë universitetin, çfarë do bëjë shoqëria, do themi: Të ruajt Zoti! Shiko hallin! S’jemi për këtë punë ne. Në radhë të parë për Monika Kryemadhin, e cila i ka futur këtë frymë kësaj partie, për të gjithë ne, fati i çdo të riu është një hall i ynë i përbashkët. Prandaj, kur thotë Floida Kërpaçi që, ato zemërime që kemi përbrenda të mos i mbajmë brenda, por t’i nxjerrim duke qenë të organizuar, për këtë jemi këtu ne. Se ai që mbyt rebelimin, fillon mësohet me poshtërimin. Ai që jeton i poshtëruar jeton kot, jeton si moçal, prandaj sot është momenti që edhe të reagosh, edhe të kesh një drejtim. Këtë drejtim LSI e ka të garantuar dhe LSI është më përpara se një i rritur, jo se një i rritur është më pak, por sepse fati i të rinjve është më i rëndësishëm edhe për veten edhe për vendin. Po ju them vetëm diçka. Mos lejoni as mësuese e as mësues maskarenj që përdorin katedrën, atë presionin e notës, që janë presionet më të fëlliqura në botë. Notë të pamerituar jam dakord të mos merrni, por kërcënimi me notën është poshtërsia më e madhe. Atë mësues që e bën këtë, mbajeni mend si të ligë. Me atë mësues që është kërkues, mos u mërzisni.

Por, ndaj kësaj situate duhet rebelim. Falë zotit që jemi në pluralizëm. Nuk ju bën dot gjë njeri, sepse këtu Monika Kryemadhi ka ardhur në radhë të parë të garantojë revoltën tuaj, por edhe mbrojtjen tuaj. Nuk do jeni asnjëherë vetëm, jemi të gjithë së bashku. E gjithë kjo bëhet vetëm për një gjë: Që nesër ju të gjithë të keni një rrugë, një drejtim, një mënyrë se si e drejtoni jetën tuaj dhe të mos jeni në qorrsokak, duke qenë halli vetes dhe halli i shtëpisë. Se keni dëgjuar këtë punën e integrimit evropian. E dini si është integrimi evropian i Shqipërisë? Kur ju jeni mirë dhe i keni dhënë jetës drejtim, ky është integrimi evropian. Se integrimi evropian që shkruhet në letra dhe sjell veçse fukarallëk të madh dhe nuk sjell asgjë, ky nuk është integrim, ky është ç’integrim. Kështu që ju vaftë mbarë të gjithëve.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.