Vasili: Vendi ndodhet në kushtet e një grushti shteti me në krye kryeministrin

0

Petrit Vasili me një status në rrjetin e tij Facebook shkruan për skandalin e audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, ku denoncon se kryeministri është autori dhe dirigjuesi i mbulimit shtetëror, me çdo mjet dhe me çdo kusht të këtij skandali.

Loading...

Vasili shkruan se “ shteti ndodhet në kushtet e një grushti shteti me në krye kryeministrin e vendit”.

Shkrimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Rama-gate dhe grushti i shtetit qe vazhdon….

Skandali i audiopergjimit te vellait te ministrit te Brendshem zbuloi qarte se shteti ndodhet ne kushtet e nje grushti te vertete shteti, ne krye te te cilit eshte kryeministri, pra jemi perpara nje Rama-gate te vertete.
Denoncimet e veprimtarise kriminale dhe pervijimit te trafiqeveve me mbeshtetje shteterore jane shume te qarta ne publik dhe per kedo qytetar te thjeshte.
Por me e qarte se gjithçka eshte se kryeministri eshte autori dhe dirigjuesi i mbulimit shteteror, me cdo mjet dhe me cdo kusht te ketij skandali.
Krejt ndryshe nga Ëatergate ne Amerike ku shteti pas zbulimit te skandalit ne media u investua per zgjidhjen shume te forte institucionale dhe presidenti Nikson dha nje doreheqje, qe ka lene shenje ne historine gjigande te nje shteti gjigand, ne Shqiperi kryeministri eshte investuar per mbulimin me cdo mjet:
– Mashtrimi publik i ekspertizes se audiopergjimit nga kryeministri qe ne fillim te skandalit
– Krijimi i te gjitha kushteve per largimin e erret dhe te rrufeshem nga Shqiperia te vellait te ministrit te brendeshem.
– Berja publike qe ne fillim e strategjise me gjoja aktore qe imitonin vellain e ministrit, strategji qe cmontua publikisht nga vete personat e implikuar.
– Qendrimi monstruoz bllokues perpara provave te pergjimeve te vete prokurorise dhe qe implikojne shtetin, policine, deputetin e inkriminuar ne manipulimin e provave te audiopergjimit, qendrim i mbeshtetur e frymezuar nga kryeministri ne dalje publike.
– Kryeprokurorja e kryeministrit, qe nuk arreston personat e inkriminuar qe nga kryeministri i paditur,deputeti dhe shefat e policise, kur audiopergjimet e saja zyrtare te zbardhura jane prova te qarta diten per diell.
– aktivizimi i nje pakete gjoja antishpifje per te penguar e dekurajuar me ligj berjen publike te fakteve te reja publike rrenuese per kryeministrin dhe grushtin e shtetit.
Pra kemi qartesisht nje Rama-gate ne krye te nje grushti shteti te trafikanteve dhe krimineleve,qe nepermjet kryeministrit synojne kapjen perfundimtare te shtetit.
Grushti i shtetit vazhdon dhe aktoret kyc kryeministri dhe kryeprokutorja jane drejtuesit e pucit.
Pergjigjja per te shpetuar shtetin eshte vetem ne duart e patrioteve te vertete,qe nuk mungojne,jane jashtezakonisht te shumte dhe qe do ta kryejne kete mision te shenjte.
Rama-gate eshte ne veprim…njerez jini vigjilente.

Loading...

Lini nje pergjigje