Testohen 2700 kandidate në Patrullën e Policisë, do të përzgjidhen…

0
117

Diten e sotme është zhvilluar konkursi për të qenë pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit. Këtij konkursi i janë nënshtruar 2700 aplikantë por që midis tyre do te përzgjidhen  vetem 150 vete.Kandidatët për polic përvec testimit më shkrim, do të kalojnë në provim për aftësitë fizike dhe psikologjike.

Drejtori i Akademisë  së Sigurisë Bilbil Mema ka dhënë nje deklaratë për mediat ku u sqaron aplikantëve pikat ku duhet të kenë kujdes që të mos skualifikohen.

Deklarata e Bilbil Memës:

 

MemaNë Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet procesi i parë i konkurrimit për patrullën e përgjithshme, të cilët do të kualifikohen për të vazhduar kolegjin e lartë për oficerë. Konkurrojnë 2700 aplikanë për 150 vende që Policia e Shtetit i ka të nevoshme për t’i pasur oficer vitin e ardhshëm. Procesi që do të zhvillohet është procesi i parë pasi janë tre testime që do të zhvillohen.

Aplikantët do të marrin në sallë përgjigjet e fazës së parë, teksa sipas llogaritjeve janë 18 kandidatë për një vend pune.

MemaPër sa i përket testit për ne, si polici është shumë e rëndësishëme pasi duhet të jemi shumë korrekt pasi janë 2700 aplikant për 150 vende, afërsisht 18 aplikant për 1 vend, çka tregon dhe intersin për tu punësuar në polici që është një shërbim shumë i rëndësishëm në Policinë e Shtetit. Kështu që ne do ta vlerësojmë maksimalisht për të zgjedhur më të aftët dhe më të përkushtuarit për sa i përket këtij shërbimi.

Provimi do të monitorohet nga persona të posaçëm, ndërsa është e ndaluar kategorikisht mbajtja e celularëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here