Skënderbeu në krizë, futbollistët refuzojnë të stërviten

0
150

Lojtarët e kampionëve në fuqi, Skënderbeut, nuk kanë pranuar të dalin në stërvitjen e sotme për shkak të rrogave të prapambetura.

Sipas “Panorama Sport”, futbollistët ia kanë bërë të qartë stafit teknik se kërkojnë një sqarim nga presidenti Takaj për mospagesën prej tre muajsh, në të kundërt nuk do të stërviteshin.

Dhe kështu ka ndodhur, askush nuk ka dalë në kompleksin stërvitor.

Trajneri Orges Shehi është parë të bisedojë me mesfushorin Gjergji Muzaka, e më pas skuadra është shpërndarë. Një situatë kritike, por mbetet për t’u parë tashmë reagimi i klubit. Panoramasport.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here