Rama i marrë peng nga krimi. Nisma për shpifjen, zhurmë për të mbuluar skandalet e qeverisë

0
135

Intervistoi: Aida Topalli

 

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i pyetur nga “Standard” për çështjet më të rëndësishme të këtyre ditëve, platformën e opozitës për dekriminalizim zgjedhjesh, paketën antishpifje të propozuar nga Rama si edhe rastin Xhisiela. Ky i fundit u prononcua gjerësisht, duke hedhur sidomos akuza të vazhdueshme mbi qeverinë aktuale. Braimllari theksoi se ajo çfarë është emergjente, është dekriminalizimi i zgjedhjeve, pasi është e qartë tashmë se PS ka ardhur në pushtet nga votat e blera dhe nga mbështetja kriminale. Deputeti i LSI-së tha se me anë të këtyre platformave, politika shkëputet nga krimi, mirëpo pengesa kryesore është kryeministri Rama, pasi ky i fundit e di fare mirë se çfarë i ndosh nëse e pranon një nismë të tillë, dhe duhet të bëjë çmosa që të  mos e lejojë. Përtej ai foli edhe për paketën e propozuar nga Kryeministri, dhe theksoi se ai që është kryeshpifësi, nuk mundet ta propozojë një paketë të tillë, por e bën për të mbuluar gjurmët. Në fund, i pyetur për rastin “Xhisiela” ai preferoi të mos merrej me emra konkretë, por me frnomenin. Duke akuzuar prokurorinë, si dhe suke e cilësuar atë të blerë nga kryeministri, Braimllari tha se nuk ka asnjë institucion në vend që është në shërbim të së vërtetës. Më tej, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, shprehu bindjen se rasti është tërësisht i vërtetë, por për shkak të peshës që ata kanë vendosur në çdo institucion, viktimën e kthyen në një lodër të mbrojtjes së tyre.

 

  1. Braimllari, çfarë mund të thoni për platforma të tilla si vettingu në politikë, dhe dekriminalizimi i zgjedhjeve, propozime këto të dala nga opozita? Sa është i nevojshëm fillimi i punës së këtyre platformave?

 

Në këto momente kur po kalon vendi dhe me këtë kryeministër të lidhur ngushtë me krimin e organizuar është emergjencë kombëtare dekriminalizimi i zgjedhjeve me qëllim që të kemi një proces zgjedhor përfaqësues por larg ndikimit të krimit të organizuar, ku mos të kemi më përfaqësues në parlament të lidhur me krimin.  Ministra apo dhe kryeministër që sillet si përfaqësues  i denjë i një orgaziate kriminale. Sot është evidente që  kjo maxhorancë i përdori në fushatë këto grupe kriminale dhe nëpërmjet parave të krimit deformoi vullnetin e shqiptarëve por dhe i solli në paralament me bekimin e këtij kryeminsitri. Politika duhet të shkëputet nga krimi dhe kjo duhet të fillojë nga kryeministri, që është i pari i cili nuk ka vullnet ta luftojë këtë fenomen por bashkqpunon ngushtësisht. Krimi i organizuar prej kohësh tashmë është futur dhe në ekonomi nëpërmejt kësaj maxhorance, duke fituar tendera të kësaj qeverie, por dhe duke i suportuar nëpërmjet vendimeve që merr kjo qeveri. Kryeministri është në hall të madh sepse është i përfshirë në një sërë skandalesh.  Sapo lançohet një skandal menënjëherë del një tjetër, sepse ky e ka situatën jashtë kontrollit, për faktin se është i marrë peng nga krimi i organizuar. Ka filluar dhe lançon nisma ligjore si përshembull dënimi me ligj i shpifjes.  Kjo bëhet vetëm për të tërhequr vëmendjen nga skandalet që është përfshirë kjo qeveri sepse shpifësi është vetë kryeministri i vendit.

 

Po për rastin më të përfolur, i cilësuar si rasti “Xhisiela”, cili është opinion juaj?

 

Sa i takon rastit, nuk dua të merrem me vajzën në fjalë, por duhet të them qartazi që nuk funksionon asnjë instuticion shtetëror me këtë kryeminstër , kemi një prokurori të kapur që sillet si zëdhënëse e kryeministrit dhe aspak në shërbim të së vërtetës. Rasti i ndodhur në Fushë Krujë tregon që në këtë vend nuk funskionon shteti, sepse po të kishim institucione të pavarura dhe një polici shteti e cila zbaton ligjin ne do kishim të arrestuar djalin e deputetit që në momentin kur u bë kallëzimi dhe jo tre muaj më  vonë kur e denoncoi opozita. Kjo tregon që Edi Rama e ka kthyer shtetin në shtet privat.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here