Oferta për t’u shitur, Babalja: 150 mijë dollarë të thoja që ishte false

0
181

Albert Veliu, i njohur ndryshe si dëshmitari X apo ‘Babalja’ ka kërkuar azil politik në Kosovë.

Ai ka folur për emisionin “Open” në Top Channel, ku ka treguar versionin e tij të audio përgjimit që ka pushtuar debatin politik në Shqipëri.

Albert Veliu tregon se në Kosovë ka provuar kërcënime.

“Thjesht më terrorizoi, çdo ditë nga një makinë”, shprehet Albert Veliu.

Prokuroria tregoi në dokumentet e saj se audiopërgjimi ishte bërë për një shumë të premtuar prej 200 mijë eurosh, ndërsa Albert Veliu sërish thotë se ka pasur oferta për t’u shitur.

“Më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë, të thosha që është false e gjitha kjo”- tregon ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here