Çollaku: Oficeri Nuhu ka prova për ministra e deputetë në trafiqe, nuk ndihem i frikësuar

0
608

Gazetari Besir Çollaku, në emisionin “360 Gradë” , në Ora News, deklaroi se oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka prova konkrete për implikimin e deputetëve dhe ministrave në trafiqe. Çollaku thotë se nuk është i frikësuar nga paditë dhe akuzat ndaj tij, pasi ka thënë të vërtetën.

ÇollakuNuk ndihem i kërcënuar sepse nuk kam gënjyer. Kjo është ajo që më mbron. Mekanizmi që po përdoret është shantazhues, jo vetëm ndaj meje por ndaj çdo opinisionti në këtë vend. Të krijosh Byronë Politike në 2018-n se kush duhet të dënohen, kush shkon në Prokurori. Trafiku i drogës është normalitet dhe prokuroria merret me gjëra të tilla. Nuk di çfarë duhet të hetojnë tjetër Prokuroria dhe policia, kur krimi është bërë normalitet. Unë nesër do të dëshmojë në prokurori për kallëzimin e Taulant Ballës për kallëzim të rremë. Nëse unë kam shpifur, do të dënohem unë. Problemi këtu është të shmanget çfarë ka deklaruar komisari, Emiljano Nuhu. Ai thotë edhe prova që është gati t’ia vërë në dispozicion drejtësisë, jo asaj servile ndaj qeverisë. Janë implikime konkrete ministrash, deputetësh në trafiqe, në para elektorale miliona euro. Janë gjëra që kanë ndodhur në Shqipëri. Kryeministrin e ka marrë e keqja para.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here