Fabio Capello i kërkon Realit të nënshkruajë me Mauro Icardin

0

Fabio Capello, ish trajneri i Real Madrid, në një intervistë ka kërkuar klubit madrilen që të nënshkruajë me sulmuesin e Interit, Mauro Icardi për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon, i cili u transferua te Juventusi pak muaj më parë.

Loading...

Madrilenëve u mungojnë golat që prej katër ndeshjesh, ku një gjë e tillë nuk është parë që nga viti 1985.

Në intervistën e kryer me “Radio Rai” Capello tha: “Unë jam një tifoz i Icardit, nëse do të isha te Real Madrid, unë do të nënshkruaja menjëherë me atë. Ai është një specialist në fushë si Ronaldo bëri gjatë kohës së tij të fundit në Madrid. Ai e ndjen golin dhe di të lëvizë në zonë.”, deklaroi trajneri italian.

 

Loading...

Lini nje pergjigje