Elbasan, makina bie nga ura, humb jetën drejtuesi (Emri)

0
156

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme pranë fshatit Pajov, në aksin rrugor Elbasab- Peqin.

Një mjet me targë AA 037 AG, me drejtues 62 vjeçarin Safedin Alla, ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një urë.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 62 vjeçari nga Peqini.

Njoftimi i Policisë:

Në  aksin rrugor Elbasan–Peqin, në fshatin Pajov, mjeti me targa  AA 037 AG, me drejtues shtetasin Sefedin Alla, rreth 62 vjeç, banues në fshatin Çengelaj, Peqin,  ka  dalë nga rruga duke  rënë nga një Ure dhe për pasojë  ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në Spitalin e Peqinit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here