Debat mes Pollos dhe Ballës në PE, reagon Kukan: Keqardhje

0
265

Eduard Kukan reagon pas debatit të zhvilluar mes deputetëve shqiptarë në Parlamentin Europian ku Genc Pollo u largua nga mbledhja pasi kërkoi që komisioni i përbashkët të mos drejtohej nga Taulant Balla.

Europarlamentari Kukan u shpreh se çështjet e tilla duhet të zgjidhen në Parlamentin shqiptar dhe jo në Parlamentin Europian, ku dhe shprehu keqardhje për largimin e opozitës shqiptare nga salla.

Pollo është shprehur para se të largohet nga mbledhja se ‘’Është e padrejtë që Balla të jetë bashkëkryetar i këtij delegacioni. Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndryshoi këtë deputet me një tjetër dhe turp për ne që e toleruam.”

Deputeti Pollo shton se ”me Ballën në majë të pirgut s’ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave”.

Veç Kukan, ka reaguar dhe kryetarja e komisionit të PE Monica Macovei, e cila tha se bojkoti i parlamentit është kundër vlerave evropiane.

“Ata erdhën në këtë takim me paratë e shqiptarëve për të ngrenë një drekë dhe më pas ikën dhe ne këtu flasim për të ardhmen e shqiptarëve”, shtoi Macoveri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here