Standard.al

Babalja: I qëndroj deri në vdekje vërtetësisë së audiopërgjimit

3

Pak ditë më parë, analizat e një laboratori britanik sugjeruan se audiopërgjimi i Albert Veliut me Agron Xhafajn është i montuar, duke bërë që prokuroria të lëshojë një sërë urdhër-arrestesh, përfshi edhe për Babalen.

Vetë Albert Veliu, në rrëfimin e tij për “Open” këmbëngul se në audiopërgjim është zëri i tij dhe ai i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm.

Babalja shton gjithashtu se i janë bërë shumë oferta, por edhe presione që të dalë e të thotë se audioregjistrimi ishte i manipuluar, por se i ka refuzuar.

“Unë i qëndroj deri në vdekje, vërtetësisë së atij audiopërgjimi. Le të presim që të dalë nga burgu ai përsoni tjetër (Agron Xhafaj), dhe të bëjmë ballafaqimin. Të na merret zëri të dyve dhe më pas do provohet që unë kam të drejtë. Unë i qëndroj të vërtetës time dhe nuk kam frikë për veten, por vetëm për familjen time”, deklaroi Albert Veliu.
Top Channel

3 Comments
  1. Na cmendet says

    A mo se na hapet barkun per zotin me kete babalen me shok. Skeni me ca mereni.

  2. Gazi says

    Ore seriozisht mereni me kete skafistin? Po kete e njeh nje vlore e tere se kush eshte

  3. Gazi says

    Audopergjimin jo origjinal qe u dorzua ne prokurori e u dergua ne angli e ka pare e degjuar “babalja”? Eshte njesoj origjinali me “kopjon”?

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.