Xhisiela sulmon PD: Po me shkelni jetën private

1
133

Xhisiela Maloku pas historisë së përdhunimit është shndërruar në një personazh më shumë se mediatik. Fakti që lajmet për jetën  e saj ende vazhdojnë, dhe kritikat janë zhvendosur nga historia e përdhunimit, te makina e saj luksoze dhe syzet Gucci, ka detyruar atë të shkruajë një sqarim për të gjithë.

Xhisiela përmes një postimi në instastory, shkruan se makina nuk është e vetja, ndërsa syzet firmato ka vite që i ka.

“E para cila e drejtë jua e lejon të cënoni privatësinë time?! Me ç’të drejtë bëni publike një makinë që nuk është nën emrin tim as nuk është e imja. E dyta shoh që po bëni të gjithë dedektivin në jetën time ju lutem nqs doni ta bëni mund ta bëni, por të saktë dhe të merrni informacione të plota sa kohë ka që unë i kam ato syze Gucciiii, as syze nuk duhet të kem? Është krim ky?

Se janë komentuar më shumë se vëtë historia ime,ju lutem verifikojeni sa kohë ka telefoni im atletet e mija dhe çdo gjë e imja personale!!! Mos doni të kaloj dhe unë në vetting!! Po turp a s’ju vjen nga vetja që për axhendën tuaj politike merreni me gjëra kaq të parëndësishme kaq të turpshe dhe vet ju e dini sa turp është por ju skeni… Llogaritë e mija do jenë në prokurori apo gjykatë tani e mbrapa për çdo gjë timen që shkel baltos apo shpif mbi mua e shumë akuza që nqs organet përkatëse nuk ju gjykojnë për ktë shpresoj një ditë zoti t’ju gjykojë”, shkruan Xhisiela ndër të tjera në postim.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here