TË PLOTA/ Përgjimet e Prokurorisë: Mora një pako të mirë, dua të takoj shefin e madh

0
220

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka bërë publike sot dokumentet e përgjimeve të Fredi Alizotit, ku ai i thotë drejtorit të Policisë së Fierit se Taulanti nga Librazhdi i ka thënë që të hapë gojën e të thotë ‘sa do’.

Sipas Alibeajt, gjatë bisedës Alizoti i ka thënë drejtorit të policisë me fjalët: ‘Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart’?

Pjesë nga deklarata e Enkelejd Alibeajt:

Sipas përgjimeve telefonike, rezulton se:

Në datën 1 Qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij Fredi Alizoti është vetëofruar në prokurori në orën 8 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë ‘hap gojën sa do’.

Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier.

Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: ‘Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart’? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët ‘Mora një pako të mirë’.

Më 7 Qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet ‘lart ku më latë’.

Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë ‘Shefin e madh’ me patjetër atë ditë, duke e garantuar se ‘nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa’.

Partia Demokratike, pyet sot Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe veglat e tyre kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda:

Çfarë ‘pako’ ka marrë Fredi Alizoti? Kush ia ka dhënë atë?

Kush është Taulanti nga Librazhdi që i ka thënë Fredi Alizotit ‘hap gojën sa do’?

Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë?

Pse e ka telefonuar përsëri në datën 7 Qershor 2018 Drejtori i Policisë së Qarkut Fier shtetasin Fredi Alizoti?

Cili është ‘shefi i madh’ i Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier që kërkon të takojë Fredi Alizoti?

Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ka të qarta përgjigjet. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar dëshmitar për të mbrojtur një trafikant droge.

Sot Fatmir Xhafaj është i vetmi Ministër i Brendshëm, që jo vetëm ka vëllain në burg për trafik droge, por i vetmi që përdor drejtuesit me të lartë të Policisë së Shtetit, për të fabrikuar prova e sajuar dëshmitar, me qëllim që të shpëtojë vëllain trafikant droge nga burgu.

Përdorimi i pushtetit nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, për t’i ofruar mbrojtje shtetërore vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, është një krim shumë i rëndë. Ai do të ishte ndëshkuar rëndë nëse celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, do të kryente detyrën dhe do hetonte krimin e organizuar me mbështetje shtetërore.

Por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e ka bërë zgjedhjen e vet antiligjore, duke bashkëpunuar në një akt mafioz për të shantazhuar gazetarët, qytetarët dhe opozitën, në përpjekjen e dëshpëruar për t’i mbyllur gojën denoncuesit.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata mund të manipulojnë prova e të fabrikojnë dëshmitar, sepse askush nuk i heton dhe dënon.

Por fundi i tyre është i afërt.

Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët.

 

ImageImage

ImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here