Standard.al

PD zbulon skandalin: Saimir Tahiri një ditë para përballjes me drejtësinë show me kalë mbi shalë 7.500 euro

0

Saimir Tahiri, nesër pret të njihet me fatin e tij, pasi mbyllen hetimet e dosjes ku dyshohet si bashkëpunëtor i “Habilajve”. Pak më parë Tahiri postoi një foto ku shfaqej i qetë, në pritje të vendimit, dhe duke kalëruar.

Pas publikimit të fotos nga ish-ministri, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Me anë të një deklarate për mediat, nga nënkryetari, Edi Paloka, denoncoi skandalin, ku sipas deklaratës Saimir Tahiri para përballjes me drejtësinë bën Show me kalë mbi shalë 7.500 euro.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Ju prisni që Tahiri do të përballet me drejtësinë dhe të dënohet për faktin se e ktheu policinë në hamalle droge të Habilajve?!

Ish-ministri i kushërinjve të drogës, nuk e ka fare shqetësim daljen nesër para gjykatës.

Madje ai e sfidon drejtësinë, duke shaluar mbi 7.500 euro mbi kalë…

Shala mbi të cilën relaksohet Tahiri, në internet nuk blihet dot më lirë se 7.500 euro.

Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar!

Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.