Kujdes! Pesë shenja paralajmëruese që tregojnë se keni probleme me mëlçinë

0
250

Mëlçia është organ vital i cili ndihmon në tretje, largimin e përbërësve toksikë nga organizmi dhe në absorbimin e materieve ushqyese vitale të nevojshme për mbijetesë.

Disa njerëz lindin me mëlçi problematike, derisa të tjerët e dëmtojnë me ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshme, sasinë e tepruar të alkoolit dhe veprimin e viruseve. Shenjat e hershme të problemeve me mëlçinë nuk duhen të injorohen, por duhet të kërkohet ndihma mjekësore.

Ndryshimet e verdha në lëkurë

Një nga shenjat e hershme të problemeve të mundshme me mëlçi përfshijnë ndryshimet e papritura në lëkurë. Kjo mund të jetë humbja e ngjyrës në lëkurë dhe shfaqja e nuancës së verdhë. Edhe thonjtë dhe majat e gishtërinjve mund të zverdhen. Arsyeja e këtyre ndryshimeve është që mëlçia nuk i largon toksinat siç do të duhej, prandaj bilirubina fillon të mblidhet nën lëkurë.

Kruajtja ose lëkura e ndjeshme

Shenjë e hershme e problemit me mëlçi mund të jetë kruajtja e lëkurës, e cila përkeqësohet me kalimin e kohës. Nëse përnjëherë keni lëkurë e cila është e ndjeshme në prekje dhe pezmatohet lehtë, kjo po ashtu mund të jetë shenjë e problemeve me mëlçi. Hidratimi i rregullt, pra trajtimi me krem do të lehtësojë problemin.

Problemet në urinë dhe jashtëqitje

Në disa raste urina mund të errësohet. Disa mendojnë që është shenjë e dehidrimit, por nëse edhe pasi që ta pini sasinë adekuate të lëngjeve urina nuk ka ngjyrë të çelët dhe të kthjellët, problemi mund të jetë në mëlçi. Disa të sëmurë me problemet e hershme të mëlçisë vërejnë ndryshime në pamjen e jashtëqitjes, e cila mund të jetë e zbehtë, me gjak ose me ngjyrë katrani.

Lodhja

Edhe ndryshimet siç janë ndjenja ekstreme e dobësisë, lodhja ose lodhja kronike, po ashtu mund të jenë shenja të hershme të problemeve me mëlçinë. Nëse dobësinë dhe lodhjen e përcjellin simptomat e tjera të ngjashme, kërkoni ndihmën e mjekut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here