Standard.al

Babai shtyp me makinë të bijën 7-muajshe, kjo është arsyeja e tmerrshme

0

Një baba i pafat në qytetin Detmold të Gjermanisë është bërë vrasës i së bijës 7-muajshe pas një aksidenti të shkaktuar nga pakujdesia.Sipas policisë, babai, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, doli nga shtëpia me dy fëmijët e tij 7 dhe 18-muajsh.Teksa vendosi në sedijen e pasme të makinës fëmijën 18 muajsh, ai harroi pas makinës vajzën 7-muajshe të vendosur në pajisjen fiksuese për fëmijët.

Hipi në makinë, e ndezi dhe u nis. Fillimisht eci prapa. Në këtë moment vogëlushja mbeti nën gomat e makinës. E plagosur rëndë vajza u dërgua me shpejtësi në spital, por sipas medias gjermane nuk arriti të mbijetojë.Babai dhe nëna e fëmijës kaluan shok psikologjik dhe u morën nën kujdes nga autoritetet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.