Standard.al

Elvana Gjata e shpallur në kërkim, e motra vjen në Shqipëri për një arsye të rëndësishme

0

Teksa Elvana Gjata është shpallur në kërkim policor pas ngjarjes së 4 Tetorit në ish-Bllok, e motra e saj Migena Gjata pritet të vijë në Tiranë.

Migena Gjata është po ashtu një artiste, e cila ia përkushtuar zërin e saj muzikës operistike. Ajo do të vijë në Tiranë për një koncert në Pallatin e Kongreseve.

Ky është koncerti i dytë që Migena Gjata zhvillon në Tiranë brenda një viti. E motra e Elvanës jeton në Gjermani prej vitesh dhe ndaj dyshimet e para për vendndodhjen e Elvanës, pas ngjarjes, shkuan menjeherë për në Gjermani.

Elvana Gjata është shpallur në kërkim nga policia dhe pritet të dëshmojë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 4 tetor në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut, ku një person ngeli i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën.

Gjata është e dashura e Ervin Matës, i cili është shpallur në kërkim gjithashtu së bashku me 2 persona të tjerë, për ngjarjen e ish-bllokut.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.