Dita e Dritëroit…

0

Nga Luan Rama:

Loading...

Dita e Dritëroit…

Sot ka ditëlindjen Dritëroi, Dritëroi ynë të cilit, njerëzit i janë drejtuar ashtu siç i drejtohet çeta e humbur në mes të pyllit Dankos. Dhe Dritëroi është përgjigjur njësoj si Danko për ne, si për të plotësuar profecinë e emrit që mban, duke na bërë dritë me zemrën e tij të shkrirë në fjalën e mençur dhe të bukur.
Ndaj, edhe unë kam zgjedhur të ndaj me ju sot e të mos e mbaj më vetëm për vete një fragment bisede me Dritëronë.
Duke ju kërkuar ndjesë për cilësinë e filmimit, besoj se gjithësesi ia vlen, pasi cilësia, madhështia dhe vlera e vërtetë, qëndron në mendimin dhe në fjalën e Dritëroit.

Loading...

Lini nje pergjigje