Standard.al

Boçi: Derexheja e sportit…?

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar sot një tjetër skandal që po ndodh në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Boçi, shkruan se edhe pse 4 vite më parë u trumbetua me të madhe ligji për sportin, sot sportistët trajtohen në mënyrën më të keqe të mundshme.

Boçi ka sjellë në mend historinë e kampionit të Europës, Briken Çalja, i cili ende nuk ka marrë asnjë shpërblim nga shteti shqiptar për titujt e fituar.

Ja çfarë shkruan Boçi:

DEREXHEJA E SPORTIT

Megjithëse u miratua me tam-tame, vetëm pas katër vitesh në qeverisje, Ligji për Sportin u paraqit sikur do sillte mrekullinë e tetë në Shqipëri.

Ishte postjehona e europianit të kombëtares e pragzgjedhjesh dhe paragrafët e ligjit u shoqëruan me emfaza që po t’i lexosh e t’i krahasosh me gjendjen e sportit e sportisteve elitarë sot, te vjen një ndjenjë përzierje e pandarë.

Sporti sot as financohet, (vetem) as mbështetet dhe për atë as nuk flitet, përjashto ndonjë mohikan.

Në këtë derexhe është sporti.

Ndërsa ndërtimet e stadiumeve, apo ndonjë terreni, dukshëm nuk janë qarje zemre për të, por për ndërtuesin-klient të rradhës.

Rastet e përçmimit e mosvlerësimit të sportistëve elitarë janë të shumta.

Po sjell sot vetëm një.

Atë të Briken Caljes, i shpallur para pak ditësh qytetar nderi i Cërrikut.

Brikeni Calja është peshëngritës i Ekipit Kombëtar që nga 2005.

Prej 14 vitesh Kampion Kombëtar absolut.

18 Medalje ari europiane dhe 2 Medalje bronzi botërore.

1 medalje në Lojrat mesdhetare.

Sportisti me rezultatet më të larta në Lojrat Olimpike.

2 here Kampion Europe në kampionatin e fundit në Rumani 2018.

Kampion i trefishtë i Europës me 3 medalje Ari.

Megjithëse ka lartësuar flamurin shqiptar, Brikeni

nuk është pritur ende nga asnjë instutucion shtetëror, duke filluar nga Bashkia Tiranë, Ministria e Arsimit e Sportit, Kryeministria.

Me e keqja është se Brikenin duan ta shpërblejnë vetëm për një medalje.

Por as këto para nuk ja kanë dhënë prej 28 marsit, kur u shpall dhe Kampion Europe.

Kjo është e vërteta e hidhur e sportistëve që vuajnë mosvlerësimin moral e financiar të shtetit të sotëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.