Balerina shqiptare merr propozim live nga kameramani i emisionit: Të kam fiksim

0
158

Gjithnjë propozimet janë interesante, ku metodat e përdorura janë nga më origjinalet deri tek fantazitë e shfrenuara.

Një situatë jo shumë e zakontë ka ndodhur në emisionin online “Dikush”, ku e ftuar ishte balerina Isida Mollaymeri.

Në një pjesë të emisionit, Isida duhej të lexonte disa letra që i kishin dërguar fansat, ku njërën prej tyre ia kishte shkruar kameramani i emisionit.

Në letër shkruhej:

Të kam fiksim. Jam kameramani. Mbaje letrën!”

Isida e mori me sportivitet këtë kompliment të sikletshëm për shkak se përballë kishte njeriun që ia kishte shkruar.

Por, jo kaq qetësisht e priti drejtuesja e emisionit, Anilda Kaçani, e cila u nervozua dhe th ase këto gjëra nuk mund të ndodhin nga stafi i saj, nuk është etike.

Mirëpo, rezultoi që e gjitha ishte një shaka për Isidën, e cila duket se nuk e vuri shumë “ujin në zjarr” për “zënkat” e moderatores me operatorët jashtë studios.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here