UEFA nis hetimet për trukim, në “sitë” Neymar me shokë

0
151

Qeveria e futbollit europian, UEFA ka lëshuar një alarm drejt kampionëve të Francës, të cilët dyshohen se mund të jenë pjesë e trukimit në sfidën me skuadrën serbe të Crvena Zvezdas, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, një zyrtar i Crvena Zvezda, ka kërkuar të vë bast për humbjen e skuadrës serbe me 5 gola diferencë.

PSG-ja arriti të fitojë në shifrat 6-1, ndërsa kjo ka qenë një ndër treguesit, i cili ka rrit akoma më shumë dyshimet për një trukim të mundshëm.

Gjithnjë sipas kësaj mediaje, thuhet se drejtori i Crvena Zvezdas ka luajtur  rreth 5 milionë euro për këtë takim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here