Xhafaj i trembur, braktis gazetarët pa përgjigje: Boll!

0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk i është përgjigjur  gazetarëve  dhe është larguar duke iu kthyer shpinën sot, pasi e kanë pyetur për dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti në çështjen e audiopërgjimit të vëllait të tij.

Loading...

Ministri Xhafaj ishte me kreun e Zyrës Federale Kriminale Gjermane, Zv.Presidentin Peter Henzler për një deklaratë, por nuk iu përgjigj së vetmes pyetje që është në fokusin e politikës këto ditë dhe ka ngjallur debate të shumta.

“Boll kam bërë komente për këtë çështje, se i takon drejtësisë, – tha Xhafaj. –  Kam kulturën që të respektoj autoritetet e drejtësisë. Kjo çështje është një çështje që po hetohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i takon drejtësisë të japë verdiktin për ketë çështje. Unë jam në detyrë me qellim që ti shërbeje vendin tim dhe jam i fokusuar në detyrat e mija. Pala tjetër i del krah krimit duke sulmuar policinë.

Loading...

Lini nje pergjigje