Të rinjtë shqiptarë mësojnë në librat shkollorë për suksesin e Noizy-t

0
139

Noizy është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar, i cili me këngët e tij u bë tejet i dashur për të rinjtë.

Dhe duket se tekstshkrueshit e kanë vënë re këtë dashuri të madhe të të rinjve dhe e kanë përdorur në librat shkollore! Mbrëmjen e sotme, Noizy publikoi në profilin e tij në “Instagram” një foto të shkëputur nga një libër shkollor, në të cilin pyeten nxënësit për jetën e reperit.

“Noizy është __ më i njohur për të rinjtë shqiptar. Ai lindi në qytetin e ___. Disa nga këngët e tij janë:____” – shfaqet në foton e publikuar nga Noizy, krahas së cilës shkruan “në tekste shkollore”.

Ende nuk dihet nëse kjo është realisht e vërtetë dhe në cilin libër shkollor është. Por nëse rezulton e tillë, atëherë lind pyetja: Këto tekstshkrues i kanë dëgjuar ndonjëherë me vëmendje këngët e Noizy-t? Dhe shpresojmë shumë që tekstet e këngëve të Noizy-t, të mos i kenë si detyrë shtëpie.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here