Opiumi i Opinionit dhe Analogjitë false!

0
155

Po të ndjekësh me vëmendje analistët e emisionit Opinion vë re që disa prej tyre përdorin argumente krahasues për çështjet që diskutohen, të cilat në dukje shfaqen si bindëse për publikun. Pikërisht këtu qëndron opiumi i opinionit për njerëzit e thjeshtë që e ndjekin. Argumentet e tilla njihen në filozofi si “Analogji false”.


Analogjia false është kryedisht një gabim logjik që përdoret në arsyetimet induktive. 
Analogjia false duket e pranueshme përsa i përket stukturës logjike të argumentit, por ka në brendësi një ose më shumë gabime të përmbajtjes. Kur këto analogji false, të përdorura qellimisht ose jo, kur thuhen nga goja e dikujt që publiku i atribuon një farë eksperience apo besimi, janë në gjendje të trasformojnë të vërtetën në gënjeshtër dhe gënjeshtrën në të vërtetë.

Ndiqni këtë shembull të thjeshtë….

E zëmë se flitet për gratë. “Gratë gjithmonë kanë pasur një jetë të vështirë në çdo epokë të historisë, para shekullit të njëzetë, kujtojmë Zhana D’Ark, Ursula Kemp, apo të tjera të konsideruara si shtriga dhe të djegura në turrën e druve nga të krishterët.”

Ndoshta është e vërtetë që gratë kanë pasur një jetë të vështirë në histori, por shembulli i përdorur është tërësisht i gabuar, sepse kohështrirja nga e cila është nxjerrë shembulli është e paqartë dhe jo e plotë. Pra, shembulli vepron në mënyrë të pashmangshme kur duhet të tregohet një përfundim negativ. Në këtë rast në vend të ‘shembullit’ ai që e përdor është duke futur në lojë një kundërargument ose një shembull negativ, dmth të kundërt.

Nën dritën e kësaj logjike imagjinoni se sa të frustruara ndihen gratë dhe se sa komod ndihen zërat e grupimeve fetare apo feministe, pasi e përdorin më tej si bazë të argumentimeve të tyre të mëtejshme. Për të mos folur pastaj për abuzimet e ngjashme kur flitet për kronikë, politikë apo për reforma.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here