Masakra në Mat, policia merr në mbrojtje familjen e autorit

0
151

Policia ka marrë në mbrojtje familjen e autorit të masakrës në Mat Kujtim Koxha I cili ekzekutoi me armë zjarri tre persona dhe plagosi një tjetër në një lokal.

Kujtim Koxha qëlloi me kallashnikov në drejtim të 4 punonjësve të Bashkisë, të cilët po drekonin. Tre viktimat, Mentor Hoxha, Erzen Alija dhe Hamit Buci, ishin punonjës të bashkisë.

Mentor Hoxha ndërroi jetë në vend, ndërsa rreth 2 orë më pas ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe Erzen Alija dhe pas tij dhe Hamit Buçi. I plagosur është shtetasi Astrit Hani.

Autori i kësaj ngjarjeje Kujtim Koxha u arrit që të kapej nga Policia pas një sërë kërkimesh në zonë. Ai, mësohet se ka qenë kryeplak i fshatit Shëlli, ku ndodhi dhe ngjarja, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste të fshatit Shëlli.

Koxha mësohet se ka pasur dhe më herët konflikt me punonjësit e Bashkisë, dhe ka gjetur pikërisht momentin kur ata kanë qenë duke drekuar për t’i qëlluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here