Lojtari i madh i jep fund karrierës me Argjentinën

0

Ish-mbrojtësi i Interit, Romës dhe ekipit kombëtar të Argjentinës, Nicolas Burdisso i ka dhënë fund karrierës në futboll.

Loading...

37-vjeçari njoftoi se ka vendosur të mbyllë karrierën duke thënë se ka arritur gjithçka që kishte ëndërruar si fëmijë,.

 “Sot, 19 vjet pas debutimit tim, ka ardhur koha t’i jap fund aventurës sime si futbollist”, shkroi Burdisso në Instagram.

“Faleminderit të gjithëve që më kanë shoqëruar në rrugëtimin tim: Zotit, familjes, bashkëlojtarëve, ekipeve, trajnerëve dhe mbi të gjitha, tifozëve”, shtoi ai.

“Jam krenar dhe i kënaqur , sepse kam bërë gjithçka që kam ëndërruar si fëmijë”, shtoi ai.

Burdisso luajti 49 ndeshje për Argjentinën dhe 551 paraqitje për klubet e tij ku shënoi 24 gola në karrierën e tij.

Ai e fitoi Serinë A plot katër herë dhe Kupën e Italisë me Interin, si dhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2004.

Loading...

Lini nje pergjigje