Standard.al

Avokati i gazetarit ja plas Artan Hoxhës: Do ta fusësh në burg Olldashin

0

 

Avokatit Çlirim Gjata që mbron gazetarin Jetmir Olldashi ka akuzuar gazetarin investigativ të Report Tv, Artan Hoxha se kërkon që të fusë në burg Olldashin.

Replikat e plota:

Gazetari Artan Hoxha: Ky është thelbi, ne s’mbajmë thelbin. Ja e njeh ky po pastaj..

Ylli Rakipi: Unë di një detaj më shumë se aq. Ai është përpjekur që t’i afrohet me çdo mënyrë Salianjit. Para se të bënte videon

Avokati Çlirim Gjata: Se kishte premtimin që do merrte lekët? Jo, hajd ta gjejmë këtë. Ka rënë drejtësia, ku e ke Gjykatën Kushtetuese?! Kush do e kontrollojë prokurorin mo?

Avokati Çlirim Gjata: Do të fusësh në burg një koleg gazetar

Gazetari Artan Hoxha: Kjo është e qëllimshme dhe e turpshme. Kë dua të fus në burg unë?

Avokati Çlirim Gjata: O zotëri, je i vetmi në llojin tënd, që investigon investigimin.

Gazetari Artan Hoxha: Nuk ka investigim aty

Avokati Çlirim Gjata: S’ke karakter profesional

Gazetari Artan Hoxha: Unë s’paskam karakter ëëë? Me kamerën e Partisë vajti aty bëri intervistë?!

Gazetari Artan Hoxha: E donte Berisha para teje, e ka bërë Ilir Meta dhe Edi Rama para teje.

Avokati Çlirim Gjata: Edi Rama jo..

Gazetari Artan Hoxha: Mos e kalo, mos bëj lojë se s’të del mirë ky Pazar.

Avokati Çlirim Gjata: Kjo është kulmi i shkeljes së të drejtës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.