Stërvitja e fundit e kuqezinjve para miqësores me Jordaninë

0

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore, në prag të ndeshjes miqësore me Jordaninë.

Loading...

Trajneri Christian Panucci vendosi që të mbajë një seancë pa shumë ngarkesë, duke qenë se futbollistët vinin në këtë grumbullim pas ndeshjeve të zhvilluara me skuadrat e tyre në kampionatet respektive.

Grupi është i plotë dhe ky është një lajm shumë i mirë për kuqezinjtë. I fundit që u bashkua me skuadrën ishte Alban Hoxha, i cili pasditen e së hënës zhvilloi ndeshjen mes Partizanit dhe Kukësit në “Elbasan Arena”.

Në orët e pasdites, trajneri Panucci do të mbajë edhe konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të kësaj miqësoreje me Jordaninë, që është një provë për skuadrën tonë përfaqësuese për sfidën me Izraelin, që do të luhet më 14 tetor.

Loading...

Lini nje pergjigje