Standard.al

Plagosen dy persona, arrestohet autori dhe shoku i tij

0

Policia e Cërrikut ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së dy personave mbrëmjen e djeshme dhe bashkëpunëtorin e tij.

Në pranga u vunë shtetasit B.H 32 vjeç i dyshuar si autori kryesor, si dhe shtetasi I.F 28 vjeç i dyshuar si bashkëpuntor.

“B.H, mbrëmjen e djeshme dyshohet se pas një konflikti fizik për motive të dobëta ka plagosur me pistoletë G.K dhe J.R”, sqaron policia në njoftimin zyrtar mëngjesin e sotëm.

Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën duke u angazhuar 30 forca policie të Cerrikut dhe të Forcës së Posacme Shqiponjat nga DVP Elbasan.

Ndërkohë vijon puna për gjetjen e armës së krimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.