E PLOTË/ Parlamenti Evropian nxin Shqipërinë, nga korrupsioni e koncensionet tek marrëdhenia qerveri-oligarkë

0
294
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a press conference announcing the candidate status for Albania to the European Union in Tirana on June 24, 2014. Albania cleared the first hurdle on its long path to European Union membership on June 24, with the EU granting candidate status on the country's fourth try. Albania has failed to win the coveted status three times since 2009. AFP PHOTO / STRINGER (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)

Ndërsa Edi Rama ka harruar tashmë detyrën e tij, duke e fokusuar punën vetëm në sulmet ndaj kundërshtarëve e medias, Parlamenti Europian nxin Shqipërinë në Raportin e votuar për vendet e Ballkanit. PE vëzhgon e monitoron “bëmat” e reformave të qeverisë duke dalë në konkluzione dëshpëruese për shqiptarët: Korrupsioni në administraten publike vazhdon të mbetet shqetësim serioz. Abuzimi me buxhetin e shtetit , me Koncesionet, partneritetet e qeverise me klientët e saj oligarkë. Administrata e paaftë dhe e korruptuar. Me këtë imazh jemi ne sot përballë syve e gjykimit të vendeve të Bashkimit Europian. E shumë-trumbetuara reformë ne drejtësi ( që në fakt është në duart politike të këtij pushteti) është në mungesë eficence. Ky është një tjetër argument i këtij raporti që na paralajmëron që sërish vendi ynë nuk është gati për celjen e negociatave. Kjo është një tjetër shuplakë për këtë qeveri,e cila edhe në këtë rast do përpiqet ta promovojë si sukses për Shqiptarët. Por ne e dimë, shqiptarët e dinë e madje edhe ndërkombëtarët e dinë dhe e thonë se e zeza nuk është e bardhë. Vetëm pasqyra e propagandës së qeverisë nuk e sheh imazhin perçudnues që po tallet cdo ditë me fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kjo duhet të marrë fund e kjo ndodh me clirimin e Shqipërisë nga kjo e keqe. Natyrisht që nuk ndjehet mire as opozita dhe askush kur merr vleresime te tilla per vendin tënd . Perkundrazi te gjithe te jemi bashke ne perpjeke me te keqen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here