Basha: “Vendi në emergjencë, pasi shqiptarët sundohen nga bandat”

0
127

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka nisur bashkëbisedimin me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.

“Vendi është në emergjencë kombëtare pasi shqiptarët sundohen nga bandat”, deklaroi Basha.

Basha shtoi se krimi po kontrollon territorin dhe ekonominë e vendit. Njerezit sipas tij, po varfërohen ndërsa çdo ditë në qytete të vendit ka përplasje me armë.

“Ne Shqiperi mbizoteron terrori. Krimi i organizuar kontrollon gjithcka. Numri i krimeve eshte rritur ndjeshem. Ne Elbasan, krimi ka mbeshtetjen e Taulant Balles. Në Krujë ka shumë zona të pakontrolluara nga policia. Vrasja e fundit ne ish bllok ndodhi ne lokalin e preferuar te Arben Ahmetajt. Grupet me pasuri te medha kriminale nuk preken”

Basha më tej akuzoi Ramën se ka shkatërruar sistemin e drejtësisë, prokurorinë, gjykatat dhe policinë e shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here