13 mijë persona në pritje për të blerë deodorantin që po çmend botën

0
175

Ne përgjithësisht nuk i kushtojmë shumë vëmendje antidjersës që përdorim! Nëse jemi të kënaqur me rezultatin, qëndrojmë fanatikë të një zgjedhjeje, nëse jo, e ndryshojmë markën shpesh.  Zbulimi më i fundit në mbarë botën është “Megababe” dhe ka në listë pritje plot 13 mijë veta që duan ta blejnë atë.

Çmimi është i përballueshëm dhe jo më shumë se 18$! Por, cilat janë arsyet që e bëjnë këtë deodorant kaq të preferuar? Ato renditen si më poshtë:
Sipas Cosmpolitan.Com Megababe është bërë nga një formulë e lehtë, e natyrale: E realizuar me përbërës natyral, duke përfshirë një përzierje të vajit të kokosit hidratues (i cili gjithashtu ka veti antifungale), antibakteriale dhe ekstrakt antioksidues të pasur me çaj të gjelbër, ky deodorant nuk lë një shtresë të trashë në sqetull pasi e aplikon. Në përgjithësi, formulat e zakonshme  të këtyre deodorantëve do të më bënin të mendoja se shenjat e djersës dhe një djersitje e padëshiruar do të ishin pjesë e pandarë e përditshmërisë sime, por unë jam i lumtur të raportoj se nuk ishte kështu. Aspak.  Për ata që mbajnë shënim skemat e përbërësve, ka gjithashtu paraben, është pa alkool dhe përmban Vitamin E, kështu që nuk do të shkaktojë thatësi dhe acarim, as nuk do të djeg pas depilimit.
Nuk lë asnjë shenjë të bardhë në lëkurë: Tundeni dhe bëni një sprucim të lehtë në sqetullën tuaj dhe brenda pesë minutave nuk do të vini re asnjë shenjë. Menjëherë do të vini aromë të mrekullueshme trëndafili.
Wow! Super aromë: Unë kam qenë i ulur në një bar javën e kaluar, dhe gjithë kohës konstatoja se rrotull meje sillej një aromë e lezetshme.
Në përgjithësi, unë kam provuar shumë deodorante natyrore dhe ndjeja se ato kurrë nuk e bënin si duhet punën e tyre. Kjo është arsyeja pse unë jam mbërthyer me sekretin tim të besueshëm për një kohë kaq të gjatë. Formula e Megababes më ka përpirë në gjithçka. Sepse nëse përdorimi i një deodoranti i gjithi natyror është më i mirë për trupin tim dhe funksionon, çfarë dua më shumë?!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here