Standard.al

Kastriot Myftaraj: Komando i stërvitur nga shteti shtiu në lokal si terminator

0

Gazetari Kastriot Myftaraj i ftuar në “360 Gradë” në Ora News thotë se shefi i komandove duhet të ishte arrestuar pas ngjarjes që ndodhi në zonën e ish-Bllokut mbrëmjen e 4 tetorit. Ai shtoi se është e pazakontë që një komando të qëllojë me armë në një zonë të populluar si terminator.

MyftarajSot duhet të ishte në burg komandanti i forcave Komando. Sot duhet të ishte në burg tërë hierarkia e Forcave Speciale. Të gjithë e bëjnë këtë punën e badigardëve informalë. Ti mbrohesh si oficer i shtetit. Ai ka hyrë qëllimisht. Si të shkosh komando dhe të hysh në lokal si terminator, 10 shënjestra. A e di ti që Ervis Martini ka të drejtë të hedhë në gjyq tërë shtetin. Por të të bëjë shteti dhuratë një terminator dhe i këput njerëzit, i stërvitur nga shteti dhe partnerët tanë. Shteti nuk mban nën kontroll forcat më të specializuara që ka. Këtë punë e bën RENEA. Nuk kemi parë komando të qëllojnë në Bllok. Si mundet ai oficer komando të qëllojë 10 herë. Kina çfarë bëri? Futi në burg shefin e Interpolit. Shteti duhet t’i kontrollojë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.