Eni Çobani nuk i shpëton shkeljes së ligjit, e pranon publikisht

0
241

Prej disa vitesh që është bërë bashkëpunëtore e “Shihemi në gjyq” me Ardit Gjebrean, Eni Çobani është kthyer në një personazh për të cilin vështirë të besosh se e shkel ligjin.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Eni Çobani, rrëfeu edhe disa sekrete të jetës private, përfshirë edhe familjen dhe të birin, me të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj janë gjithmonë krenarë.

Por nuk i shmangu as pyetjet pikante të disa prej adhuruesve të saj, të cilët e ndjekin gjithmonë nga ekrani.

Mes shumë pyetjeve të zgjedhura avokatja iu përgjigj edhe pyetjes nëse e ka shkelur ndonjëherë ligjin.

Duke qeshur, jurisja e njohur tha: “Po e pranoj publikisht, i vetmi rast kur e shkel ligjin është shpejtësia (me makinë)”, – duke u justifikuar se i duhet të nxitojë për të arritur në seancat që ndjek nga rrethet, edhe pse policët i tërheqin gjithmonë vëmendje.

“Po, ju lutem, zonja Eni, ecni më ngadalë”, – i thonë shpesh ata dhe ajo e di mirë këtë, por…. ja që nuk e zbaton: “Po jam një paguese e rregullt e gjobave në këtë drejtim”, – tha me të qeshur avokatja duke shtuar se edhe ky veprim është një respekt që ka ajo për ligjin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here