Silva Caka: Gjendja ekonomike e shqiptarëve po shkon drejt rrënimit.

0
155

Deputetja e LSI-së, Silva Caka gjatë takimit të zhvilluar me strukturat e LSI në Kuçovë, akuzoi qeverinë e Rilindjes se po e çon gjendjen ekonomike të shqiptarëve drejt rrënimit. “Edhe borxhi publik është duke u thelluar çka do të thotë që nesër të gjithë fëmijët tanë, edhe ju edhe ne do t’i paguajmë të gjitha këto borxhe që po ngre kjo qeveri e cila po qeveris në mënyrën më të papërgjegjshme të mundshme. Besoj që kur ndonjëri prej nesh sëmuret dhe shkon në spitale nuk marrim dot shërbimin e duhur sepse në radhë të parë sepse kemi militantë të punësuar, por edhe ata që deri dje ishin deri diku të punësuar sot nuk ekzistojnë më sepse kanë ikur të gjithë në Gjermani, të gjithë infermierët dhe mjekët. Dhe ne nuk marrim dot asnjë shërbim shëndetësor në spitalet e Shqipërisë. Të mos flasim për gjendjen e arsimit që është e mjerueshme aktualisht në Shqipëri sepse nuk po transmetohen më dije dhe edukim në shkollat shqiptare, por kemi vetëm shpërndarje të drogës”, tha deputetja e LSI-së Silva Caka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here