Shpërthen këngëtari shqiptar: Po përdhunojnë muzikën

0
140

Është kthyer në modë që këngët e vjetra shqiptare t’i sjellin në version ndryshe dhe modern. Këtë gjë ka bërë edhe këngëtarja Albulena Ukaj, e cila ishte e ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, këtë javë, ku promovoi këngën e saj “Ajshe”.

Kënga ishte version i ripërpunuar i këngës së vjetër “Ku ke ti moj Ajshe”. Kënga është publikuar në korrik të këtij viti në Youtube dhe ka rreth 1.4 milionë klikime, por nuk është pritur mirë nga të gjithë.

Një prej tyre ka e qenë Sajmir Çili i cili nuk e ka fshehur aspak revoltën e tij ndaj kësaj kënge dhe të gjitha të tjerave. Ai e ka quajtur këtë version një përdhunim të këngës shqiptare.

“Të më falni, po degjenerimi vazhdon e vazhdon në përdhunimin e këngës së kënduar shqip, nga erdhëm e ku po shkojmë. A është nga Azerbaxhani, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj etj etj (vetëm teksti është shqip) përpos pornografisë së shtuar prej shumë vitesh në video-clipet. Oooooo Tv çfarë po i bëni Kulturës Shqiptare. Se kam vetëm me këtë këngë por me shumë e shumë e shumë të tjera. Oooooo producent çfarë kulture po i servirni brezit të ri…. O Shqipëri këta janë kriminelët e kulturës tënde të vyer. Dita e Zisë për Muzikën Shqiptare ka kohë që ka zbritur në Shqipërinë tonë të dashur. Vetëm burgu për këto lloj monstrash mund të jetë zgjidhje. Kush i jep të drejtën këtyre mortjeve të shfrytëzojnë një këngë si “Ku ke ti moj Ajshe”, dhe ta përdhunojnë” – shkruan këngëtari shqiptar mjaft i revoltuar në Facebook, ku edhe ka postuar këngën “Ajshe”.

Postimi I Kengetarit
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here