Standard.al

Shkoi pa ftuar në Pallatin Mbretëror, pse u kthye mbrapsht motra e Meghan Markle

0

Samantha Markle u shfaq në Pallatin Mbretëror e paftuar, me kërkesën për të folur me motrën e saj Meghan Markle, por rojat e sigurisë e kanë kthyer mbrapsht.
Samantha Markle dëshironte të përmbushte premtimin që kishte dhënë disa kohë më parë, ndaj u shfaq krejt papritur në shtëpinë e Meghan Markle për t’u përballur me të motrën, por nuk ia doli. Për fat të keq, asgjë nuk shkoi siç kishte shpresuar ajo, sepse sigurimi në Pallatin Kensington nuk e lejoi.

Në fotot e publikuara nga The Mirror, 53-vjeçarja Samantha shihet jashtë portës së pallatit me partnerin e saj, duke folur me rojat e sigurisë. Përfundimisht, ajo vendosi të largohej, pasi i la një shënim në dorë një oficeri sigurie.

“Ajo shkoi te porta dhe u përpoq të arsyetonte me ta. Shpjegoi se kishte qenë në kontakt me zyrtarët e pallatit dhe pretendonte se i kishin shpërfillur qëllimet e saj, duke e lënë pa zgjidhje, gjë që çoi edhe në ardhjen e saj pa ftesë”, – tha një burim për The Mirror.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.