A është i lidhur Veliaj dhe Rama me mafien Italiane në 2005?

0

Nga Avokati Altin Goxhaj: 

Loading...

A ISHTE I LIDHUR VELIAJ DHE EDI ME MAFIEN ITALIANE NË 2005? Dhe a u përdor mafia italiane si dorace e Soros për të “spastruar” shoqërinë civile në Shkurt 2005?
Altin Goxhaj, ish Kryetar i Këshilli Rinor Shqiptar deri sa dha dorëheqje pas sulmit që iu bë për llogari të Veliajt dhe Edit nga media mafioze EdiSud e shpallur nga Italia e Salvinit si një strukturë e Mafies! Më pas OJF-ja (KRSH) u shkri si pasojë e presionit nga Mafia Soros në Shqipëri! Ishte kalaja e fundit e shoqërisë civile që ra në atë kohe dhe më pas Soros kapi gjithë shoqërinë civile pa asnjë pengesë apo rezistencë sps u frikësuan të gjithë! Por mos harroni që dorace, vrasëse me pagesë e Mafies Soros së jakave të bardha ishte Mafia Italiane e Katanias!

Në vitin 2005 Veliaj dhe Rama bashkëpunuan ngushtë me median EdiSud (Gazeta Shqiptare, NEWS24, Radio Rash dhe Balkanweb) të Karlo Bolinos për të më sulmuar mua dhe organizatën që drejtoja në atë kohë që quhej Këshilli Rinor Shqiptar! Pas përplasjes unë u detyrova të jap dorëheqjen nga organizata që ti mos i leja më shteg medias EdiSud të dëmtonte organizatën dhe e akuzova që ky ishte një shantazh i Mafies Italiane të Plehrave! Më pas OJF-ja (KRSH) u shkri si pasojë e presionit nga Mafia Soros në Shqipëri! Por dorace ishte Mafia Italiane!

Media EdiSud e Italisë me firmë të Karlo Bolinos më hodhi në gjyq për akuzën që i bëra por unë i fitova gjyqet në çdo shkallë pas një kalvari 4 vjeçar në gjykata ku për fat u detyrova të ushtroj profesionin e avokatisë profesion i cili më mban me bukë prej shumë vjetësh

Sot Italia e Salvinit e ka sekuestruar gjithë kompaninë që kishte EdiSud të Karlo Bolinos nëpërmjet Ligjit AntiMafia si instrument i Mafies Italiane! 150 milionë Euro pasuri e sekuestruar!!!
Tani konkluzioni është që Veliaj dhe Edi përdorën Mafien Italiane për të pastruar rrugën e rrafshimit të shoqërisë civile dhe për ti hapur rrugë pa pengesa Sorosit dhe MJAFTit të Soros (kujtoj se në atë kohë e vetmja pengesë për MJAFTin e Soros ishte Këshilli Rinor Shqiptar)!

Për këtë do të informoj në Nëntor kur të shkoj në Itali autoritetet italiane

Loading...

Lini nje pergjigje