Salianji: Prokurorja tregoi që është në shërbim të Edi Ramës

6
190

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin salianji, ka reaguar pas daljes së ekspertizës  për Agron Xhafajn, e cila sipas mazhorancës ishte inskenim.

Salianji deklaroi sot se është fakt që Rama dhe prokurorja e përgjithshme kanë penguar hetimet, dhe lejuan fillimin e tyre vetëm pasi i vëllai i Fatmir Xhafajt doli jashtë vendit.

Sipas tij video e dërguar për ekspertizë ka qenë e manipuluar.

Deklarata e plotë:

Askush nuk u habit sot nga kërkesa e prokurorisë që, nën urdhrat e regjisorit Edi Rama, zbatoi skenarin kriminal të urdhëruar prej tij 5 muaj më parë për të shpëtuar vëllanë e Ministrit të Brendshëm nga akuza për trafik droge.

• Që ditën e parë, Edi Rama foli për audio përgjim të sajuar. Dhe prokuroria kështu vendosi.

• Që ditën e parë, Edi Rama shpalli se në vend të Agron Xhafës ishte një aktor. Dhe prokuroria kështu vendosi.

• Që ditën e parë Edi Rama shpalli të pafajshëm Agron Xhafën nga akuza për trafik droge. Dhe prokuroria kështu vendosi.

Është e provuar se sa herë kapet në krim, Edi Rama arreston denoncuesit dhe jo kriminelët, duke përdorur çdo shantazh në favor të skenarit të tij kriminal.

Deklarimi i pafajshëm i vëllait të Ministrit të Brendshëm ka qenë qëllimi kryesor i hetimeve të prokurorisë, i paracaktuar që ditën e publikimit të skandalit nga Partia Demokratike.

Me urdhër të Edi Ramës, hetimi u drejtua personalisht nga vetë Fatmir Xhafaj, nën kontrollin e të cilit janë si prokurorja e përgjithshme, ashtu edhe kryeprokurorja e krimeve të rënda.

• Është fakt se Fatmir Xhafaj lejoi nisjen e hetimeve vetëm pasi siguroi largimin e të vëllait trafikant droge nga Shqipëria.

• Është fakt se Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama nuk bënë kurrë publik rezultatin e një ekspertize private, që provonte, sipas tyre,  se Agron Xhafaj nuk ishte përfshirë në trafik droge.

• Është fakt se laboratori shtetëror i Ministrisë së Brendshme italiane, i shpallur nga vetë qeveria si më i specializuari në Europë për të tilla ekspertiza, refuzoi të bëhej pjesë e skenarit kriminal të qeverisë së Edi Ramës.

Hetimi provoi se prokuroria, në vend që t’i shërbejë zbulimit të së vërtetës, mbron krimin e organizuar, të lidhur direkt me qeverinë.

Edi Rama mund të paguajë, shantazhojë, blejë prokurorë e dëshmitarë, mund të sajojë përkohësisht prova dhe të shpikë aktorë, por nuk do t’ia dalë të mbulojë të vërtetën e përfshirjes së Agron Xhafës në trafikun e drogës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

6 COMMENTS

  1. Obobo ,obobo, na mbyten budallenjte e PD, vec kurva, vec pushti, vec hoxhallare, vec idiote, dhe hajdute budallenjte, edhe doni te vini ne pushtet me keto monstra ,me lulushin e kokemadhen, kryehajdute!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. Prokuroria nuk eshte as e Rames e as e Qeveris o budalla po ti aq di. Ti kujton se je ne kohen e sales e ne kohen e gjyqtareve te plepave miku im.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here